13:29 / E Mërkurë, 01 Shkurt 2023 / shkelqim osmanaj

“Asnjë e re, asnjë rritje…”, reagojnë nga AAK-ja!

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka reaguar në lidhje me koeficientin e pagave që.

Ai ka thënë se ky ligj akomodon vetëm nivelin politik.

“Asnjë e re, asnjë rritje, përveç ndërhyrjeve e flakareshave për institucionet e pavarura, si drejtësia, e degradimeve për sektorët vitalë si arsimin, shëndetësinë, policinë e shërbimin civil”, ka shkrua ai ndër të tjera.

Sipas Tahirit për asgjë më tepër, vetëm reflektimi i normës së inflacionit në shportën bazike po të reflektohej, vlera prej 129 euro e koeficientit do të ishte ajo më minimalja.

Reagimi i plotë:

U deshën dy vite përplasje, fyerje e nënçmime të sindikatave, por edhe administratës shtetërore për të sjellë një Ligj që akomodon vetëm nivelin politik. Asnjë e re, asnjë rritje, përveç ndërhyrjeve e flakareshave për institucionet e pavarura, si drejtësia, e degradimeve për sektorët vitalë si arsimin, shëndetësinë, policinë e shërbimin civil.

Për asgjë më tepër, vetëm reflektimi i normës së inflacionit në shportën bazike po të reflektohej, vlera prej 129 euro e koeficientit do të ishte ajo më minimalja. E, mos të përllogarisim inflacionin ndër vite, prej rritjes së fundit të pagave. Kjo ishte arsyeja e kërkesës sonë që vlera e koeficientit të jetë në këtë shumë.

Përdorimi i shtesave si argument i ndërlidhur me pagën bazë, shpërfaqë nevojën për ta mbuluar turpin, në veçanti kur kjo ka të bëjë me sektorët vitalë. Ndryshimi i vetëm, në mes këtij degradimi është diferenca që kanë krijuar mes rritjes së pagave të tyre dhe administratës publike.