75 Mall Live Search
16:42 / E Diele, 10 Mars 2019 / indeksADMonline

Asnjë i mbijetuar nga rrëzimi i aeroplanit në Etiopi

Një avion i Ethiopian Airlines është rrëzuar pak pas ngritjes nga Addis Abeba, duke lënë të vdekur të gjithë personat në bord, transmeton Indeksonline.

Linja ajrore tha se ishin gjithsej 149 pasagjerë dhe tetë anëtarë të ekuipazhit në fluturimin nga kryeqyteti etiopian në Nairobi, Kenia.

Nga 149 udhëtarët, ishin edhe 32 kenianë, 18 kanadezë, tetë amerikanë dhe shtatë shtetas britanikë.

Përplasja ndodhi në ora 08:44 në kohën lokale, dhe vetëm gjashtë minuta pasi aeroplani u ngrit nga pista.

Shkaku i katastrofës është ende i paqartë. Megjithatë, sipas kompanisë ajrore, piloti kishte raportuar vështirësi dhe kishte kërkuar kthimin në Addis Abeba./Indeksonline/