Asnjë i vdekur dhe 15 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit

Asnjë person me COVID-19 nuk ka vdekur në 24 orët e fundit në vend. Në ndërkohë janë konfirmuar edhe 15 raste të reja nga 2.579 testime të kryera.
Sot janë shëruar 56 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.812.
Në total numri i rasteve aktive është 745.
Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar se në 24 orëshin e fundit janë dhënë 7.726 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.497.408 doza të vaksinës. Deri më sot 666.265 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.