10:11 / E Shtunë, 25 Mars 2023 / shkelqim osmanaj

Asnjë i vdekur nga zjarri i madh në ELKOS

Një zjarr i madh ka kapluar objektin e ELKOS-it mëngjesin e sotëm në Pejë.

Indeksonline mëson se deri më tani nuk ka asnjë të vdekur.

Lidhur me rastin është deklaruar edhe Policia e Pejës.

 “Një depo prapa kompanisë së ELKOS-it është përfshirë nga zjarri, mirëpo ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar. Në vend ngjarje kanë dalë policia dhe zjarrfikësit. Ende asgjë nuk dimë nëse ka persona të lënduar”, tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.