75 Mall Live Search
14:47 / E Enjte, 06 Shkurt 2025 / MSH

Asnjë kandidat i PDK-së s’ka probleme me ligjin, Tahiri: Prandaj Kosova mundet më mirë, vetëm me Hamzën dhe askënd tjetër!

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ilir Tahiri ka reaguar pas raportit të fundit instituteve hulumtuese, në raportet e të cilave PDK-ja figuron si partia pa asnjë kandidat me probleme me ligjin.

Tahiri deklaroi se PDK-ja është gjykuar dhe paragjykuar vazhdimisht prej personave “që janë të zhytur deri në fyt në afera të dyshimta korruptive”.

“Prandaj, Kosova mundet më mirë, vetëm me Bedri Hamzën dhe askënd tjetër!

Të dashur qytetarë, më 9 shkurt është në duart tuaja të vendosni: a jeni për paga dinjitoze apo për lëmoshë të turpshme? A jeni për zhvillim ekonomik apo për folklorizëm patriotik? A jeni për vazhdimin e aleancës me ata që para 25 vitesh na shpëtuan jetën apo me ata që kanë si mision shfarosjen e popullit shqiptar?”, u shpreh Tahiri.

Kujtojmë se në zgjedhjet e 9 shkurtit, Ilir Tahiri bartë numrin 104 në listën e PDK-së.

Ky është postimi i plotë i tij:

E vetmja parti që ka një listë të pastër, pa asnjë kandidat me probleme me ligjin, është PDK.

Jemi gjykuar dhe paragjykuar vazhdimisht nga ata që janë të zhytur deri në fyt në afera të dyshimta korruptive, nga ata që nuk kanë qenë në gjendje të nxjerrin një listë të pastër me kandidat për deputet.

Nga hajnat në burg te hajnat në listë!

Prandaj, Kosova mundet më mirë, vetëm me Bedri Hamzën dhe askënd tjetër!

Të dashur qytetarë, më 9 shkurt është në duart tuaja të vendosni: a jeni për paga dinjitoze apo për lëmoshë të turpshme? A jeni për zhvillim ekonomik apo për folklorizëm patriotik? A jeni për vazhdimin e aleancës me ata që para 25 vitesh na shpëtuan jetën apo me ata që kanë si mision shfarosjen e popullit shqiptar?

Përtej çdo inati personal që mund të keni, mendoni për veten, për familjet tuaja dhe për popullin e Kosovës, i cili meriton një jetë më të mirë, zhvillim dhe përparim!

#BedriHamza131

#IlirTahiri104