Asnjë kundër, asnjë abstenim, Imri Ahmeti ‘absolut’ në Lipjan
Imri Ahmeti është rizgjedhur kryetar i degës së LDK-së në Lipjan.
Indeksonline mëson se të gjithë delegatët kanë votuar pro Ahmetit.
Kjo është hera e tretë që Imri Ahmeti zgjidhet kryetar i LDK-së në Lipjan.
Ai ka dy mandate që është kryetar i komunës së Lipjanit.
Procesi zgjedhor ka kaluar i qetë./Indeksonline/