21:58 / E Enjte, 23 Gusht 2018 / indeksADMonline

”Asnjë lojtar i Man Unitedit nuk do të luante për formacionin bazë të Liverpoolit”

Manchester United nuk e ka një lojtar që definitivisht do të luante në formacionin bazë të Manchester United, gjithnjë sipas Dean Saunders.

”Djajtë e Kuq” janë në krizë pas humbjes shokuese, 2-3 nga Brightoni të dielën.

Jose Mourinho ka shprehur frustrimin e tij në drejtim të klubit për dështimin për ta transferuar një mbrojtës, transmeton IndeksOnline.

Në anën tjetër, Liverpooli duket impresiv pas shpenzimeve prej 175 milionë funte këtë verë.

”A do të luante ndonjë lojtar i Man Unitedit në skuadrën e Liverpoolit?”, tha Saunders për talkSPORT.

”Man Unitedi ka shpenzuar mbi 700 milionë funte që prej largimit të SAF, por ata nuk kanë ende ndonjë lojtar që mund të luante në formacionin bazë të Liverpoolit”, tha Saunders./IndeksOnline/