10:59 / E Martë, 12 Qershor 2018 / indeksADMonline

Asnjë person i lënduar nga djegia e autobusit të Gjilanit

Policia raporton se sot rreth orës 9:00, ka pranuar informatën se një autobus është duke u djegur, në rrugën Prishtinë – Gjilan, saktësisht në fshatin Slivovë.

Menjëherë pas marrjes së informatës,  njësitet e nevojshme policore, të përkrahur edhe nga zjarrfikësit kanë dalë në vendin  e ngjarjes.

“Zjarri është lokalizuar, nuk ka asnjë person të lënduar, janë shkaktuar vetëm dëme materiale, autobusi është djegur tërësisht.Aktualisht policia po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore me qëllim të ndriçimit dhe sqarimit të të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin”, thuhet tutje nga Policia e Kosovës.