75 Mall Live Search
14:59 / E Shtunë, 22 Korrik 2023 / A. M.

Asnjë pritje në aeroport, mbi 115 fluturime priten sot në arritje/shkuarje!

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ditëve të fundit është vërshuar nga një fluksi i madh i mërgimtarëve, të cilët po kthehen për pushime në atdhe.

Numri i aterimeve vajtje-ardhje në ANP, është rritur dukshëm ditëve të fundit, krahasuar me ditë më parë.

Përkundër fluksit të madh, Policia e Kosovës ka ndërrmar masa për pritjen e bashkëatdhetarëve.

Sipas disa udhëtarëve të intervistuar, pritjet në ANP janë minimale edhe policia po e kryen detyrën e saj, duke qene në shërbimin maksimal për qytetarët. /IndeksOnline/