Asnjë repart nuk funksionoi, Suedia na ndëshkoi

Kosova e ka filluar me humbje kampanjën për kualifikimet e Kupës së Botës, Katar 2022.
Dardanët janë mposhtur në “Fadil Vokrri” nga Suedia me rezultat 0-3, shkruan Indeksonline.
Skuadra e drejtuar nga Challandes e nisi shumë mirë ndeshjen me disa raste të mira, ku një gol i Muriqit u anulua për pozicion jashtë loje.
Në këtë fazë të mirë, Suedia ndëshkoi Kosovën me golin e Augustinsson në minutën e 12-të, pas një gabimi amatoresk të portierit, Samir Ujkani.
Një gabim tjetër në mbrojtje kushtoi edhe me golin e dytë të shënuar nga Isak në minutën e 35-të të ndeshjes.
Në minutën e 69-të, Milot Rashica preki topin me dorë duke shkaktuar penallti.
Nga pika e bardhë shënoi Larsson i cili ishte i saktë.
Challandes bëri disa zëvendësime në minutat e fundit por që nuk dhanë rezultate.
Bernard Berisha u ndëshkua me të kuq në minutat e fundit të ndeshjes.
Suedia merr kreun e tabelës me 6 pikë, dy më shumë se Spanja, Greqia ka një pikë derisa Gjeorgjia dhe Greqia mbeten pa pikë.
Në mesjavë Kosova luan me Spanjën në Sevilla. /IndeksOnline/