16:17 / E Martë, 04 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Asnjë si Dua Lipa, i gëzohet suksesit të këngës së fundit!

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore Dua Lipa, po merr vëmendjen e milina fansave gjithandej nëpër botë me muzikën e bukur që ajo sjellë vazhdimisht.

E talentuar në maksimum, Dua, ka arritur të ngritet në një pozicion tejet të rëndësishëm në skenën muzikore botërore, duke u kurorëzuar me disa çmime gjatë kësaj kohe, shkruan Indeksonline.

Edhe pse e re në moshë, ajo ka arritur të bëjë për vete miliona fansa, e gjithë kjo falë talentit të saj në muzikë.

Së fundmi ajo ka publikuar një fotografi në llogarinë e saj në Instagram, duke u krenuar me suksesin e këngës së saj të fundit me titull “Physical”.

“10 milionë shikime në këngën e fundit “Physical”, ka shkruar ajo duke u ndjerë e kënaqur me këtë sukses pasi këto i arriti vetëm 4 ditë pas publikimit të këngës. /Indeksonline/