09:16 / E Mërkurë, 22 Maj 2024 / G T

Asnjë trajner gjerman s’ka nisur bisedimet me Chelsean

Skuadra e Chelseat dje gjatë ditës shkarkoi nga pozita e trajnerit, Mauricio Pochettinon.

Blutë e Londrës tashmë janë në kërkim të një trajneri të ri dhe menjëherë qarkulluan disa emra si Hansi Flick dhe Thomas Tuchel, shkruan Indeksonline

Sipas gazetarit Fabrizio Romano – asnjë prej trajnerëve gjerman nuk ka filluar ndonjë bisedim me klubin nga Londra.

Por, siç shkruan gazetari italian – Tuchel dhe Hansi Flick janë të interesuar për ndonjë aventurë në Premiere League.

Kujtojmë që Tuchel ishte shkarkuar nga pronarët e Chelseat, por ai dëshiron të rikthehet te Blutë e Londrës dhe ndoshta është një prej kandidatëve potencial për ta zënë pozitën e Pochit./Indeksonline/

https://x.com/CFCBlues_com/status/1793177015475933464