Asnjë veturë nuk lejohet të hyjë në Kosovë, në kufirin Hani i Elezit

Në kufirin Hani i Elezit sot nuk është lejuar asnjë veturë që të hyjë në territorin e Kosovës, shkruan IndeksOnline
IndeksOnline ka siguruar disa fotografi dhe video në këtë kufi ku shihen lëvizje të pakta aty.
Kjo masë erdhi pas gjendjes në vend për shkak të virusit korona. Deri më tani në Kosovë 17 persona kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, ku të gjithë janë të ardhur nga vendet e jashme në Kosovë.
Tre rastet e fundit janë dedektuar më virusin korona në aeroportin “Adem Jashari”.


Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që nga mesnata e 16 marsit të ndërpriten ardhjet në Kosovë përmes aerporotit ndërkombëtar “Adem Jashari”./IndeksOnline/