Asnjëherë nuk i ka ndodhur Pepit, humbja e tij e 13-të në një sezon

Skuadra e Manchester Cityt është eliminuar nga UEFA Champions League pas disfatës nga Real Madridi në dy ndeshje, si në shtëpi ashtu edhe mysafir.
Kjo humbje është historike për trajnerin spanjoll, Pep Guardiolan, shkruan Indeksonline
Sipas “Statsdufoot”, Pep Guardiola ka pësuar humbjen e 13-të gjatë këtij sezoni në të gjitha garat dhe kjo nuk i kishte ndodhur asnjëherë gjatë karrierës së tij.
Guardiola dhe Manchester City po kalojnë në një sezon tejet negativ, ku kanë mbetur në garë vetëm për titullin FA Cup.
Më 1 mars, Manchester City luan ndaj Plymouth Argyle në kompeticionin më të vjetër në planet dhe vetëm triumfi këtu mund t’i shpëtoj sezonin trajnerit spanjoll./Indeksonline/