75 Mall Live Search
09:55 / E Diele, 17 Mars 2024 / Gj. Sh

Asnjëherë nuk keni parë listë më të dobët, Brazili publikon listën për ndeshjet ndaj Anglisë dhe Spanjës

Kombëtarja e Brazilit do të luaj dy ndeshje miqësore gjatë muajit mars.

”Selecao” do të luaj kundër Anglisë me 23 mars në ”Wembley”, ndërsa tre ditë më vonë luan kundër Spanjës në stadiumin ”Santiago Bernabeu”, shkruan IndeksOnline.

Trajneri Dorival Junior ka publikuar listën me futbollistët e ftuar për këtë ndeshje, derisa asnjëherë nuk kemi parë listë më të dobët nga kombëtarja braziliane, ku aktualisht ka 13 futbollistë të lënduar që luajnë në klubet më të mëdha evropiane, dhe janë ftuar disa futbollist që luajnë në kampionatin brazilian.

Casemiro është mungesa e fundit për Brazilin , pas lëndimeve të portierit të Man City, Ederson, sulmuesit të Arsenalit Gabriel Martinelli dhe mbrojtësit të Paris St Germain, Marquinhos.

“Nga një listë preliminare me 50 emra, 13 tashmë ishin përjashtuar nga lëndimi në klubet e tyre”, tha trajneri Junior.

Lista e plotë:

Portierë : Bento (Athletico-PR), Leo Jardim (Vasco da Gama), Rafael (Sao Paulo)

Mbrojtës : Danilo (Juventus), Yan Couto (Girona), Ayrton Lucas (Flamengo), Wendell (Porto) Beraldo (Paris St Germain), Gabriel Magalhaes (Arsenal), Fabricio Bruno (Flamengo), Murilo (Palmeiras)

Mesfushorët : Andre (Fluminense), Andreas Pereira (Fulham), Bruno Guimaraes (Newcastle United), Douglas Luiz (Aston Villa), Joao Gomes (Wolverhampton Wanderers), Lucas Paqueta (West Ham United), Pablo Maia (Sao Paulo)

Sulmues : Endrick (Palmeiras), Pepe (Porto), Galeno (Porto), Raphinha (Barcelona), Richarlison (Tottenham Hotspur), Rodrygo (Real Madrid), Savinho (Girona) dhe Vinicius Jr (Real Madrid).