Asnjëherë s’është herët! Tifozët e Anglisë fillojnë me birra qysh në mëngjes

Mezi po e presin sfidën e sotit mes Gjermanisë dhe Anglisë në 1/8 e finales në EURO20, e cila luhet në stadiumin ‘Wembley’ nga ora 18:00.
Në rrjetet sociale po qarkullon një foto, ku shihen tifozët e ‘Tre Luanëve’ duke konsumuar birrë qysh në orët e mëngjesit, shkruan IndeksOnline
Never too early 😂😂😂 pic.twitter.com/VqfJpPQNlv
— Footy Accumulators (@FootyAccums) June 29, 2021
Madje në programin ‘Good Morning Britain’ shihet se në këtë çast ora ishte 7:11.
“Asnjëherë s’është herët”!
Kujtojmë që anglezët janë merakli të mëdhenj të alkoolit në veçanti të birrës./IndeksOnline/