75 Mall Live Search
09:24 / E Enjte, 14 Gusht 2025 / LB

“Asnjëherë s’jam gjetur në pabesi”, Limaj i përgjigjet deputetit të AAK-së që e quajti “të pabesë”

Lideri i Nismës, Fatmirë LImaj, nuk ka dashur të merret me deputetin e AAK-së, Lahi Brahimaj, i cili e ka cilësuar si të pabesë.

Ai ka bërë me dije se këto gjera nuk janë në nivelin e komunikimit politik.

Në një intervistë në “Debat Plus”, Limaj ka thënë se asnjëherë në jetën e tij nuk ka bërë pabesi.

“Këto terma as nuk janë të nivelit të komunikimit politik. Na e dimë çfarë pabesi, nëse folim me kit term të odave, politike. Qytetari i Kosovës ka memorie për pabesitë në politikë. Dhe sa rrotullime janë bërë për qëllime të caktuara. Në rastin konkret, asnjëherë ne nuk jemi gjetë në asi pabesie, kurrë hiç. Dhe ky është dallimi”, është shprehur Limaj.