Asnjëherë s’ka qenë më afër, Sancho shumë shpejtë bëhet i ‘kuq’

Jadon Sancho pritet të jetë blerja e parë e Manchester Unitedit për sezonin e ri 2021/22.
Gazetari italian, Fabrizio Romano raporton se Sancho është pranë ‘Djajve të Kuq’, shkruan IndeksOnline
“Asnjëherë s’ka qenë më afër se kaq Sancho te Manchester Unitedi”, ka shkruar gazetari në rrjetet sociale
Ekipi nga Premierliga tani ka bërë ofertën zyrtare te Dortmundi, dhe pritet që shumë shpejtë të firmoset edhe kontrata./IndeksOnline/