11:59 / E Premte, 05 Nëntor 2021 / OSH

Asociation “Loyola-Gymnasium” shpall të lira këto vende pune

Asociation “Loyola-Gymnasium” shpall të lira këto vende pune:

§  Një mësimdhënës ose mësimdhënëse të gjuhës gjermane (për një periudhë rreth tremujore, derisa të kthehet mësimdhënësja nga pushimi i lehonisë, me mundësi vazhdimi për një kohë më të gjatë);

§  Një mësimdhënës/mësimdhënëse të edukatës muzikore (me normë të plotë).

Kushtet që duhet të plotësohen:

§  Diploma e fakultetit përkatës (është e pëlqyeshme grada master);

§  Letër motivuese;

§  CV;

§  Të jetë banor i Kosovës (kopje e letërnjoftimit);

§  Vërtetimin se nuk është nën hetime.

Dokumentet shtesë:

• Certifikata të trajnimeve;

• Referenca etj.

Kandidatët që kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet të kenë diplomë të nostrifikuar nga MASHT-i. Ne mund të ofrojmë akomodim për personat që udhëtojnë nga qendrat tjera të Kosovës.

Dokumentet e kërkuara duhet të dorëzohen në zyrën e administratës qendrore, nga sot, deri më 14.11.2021, drejtpërdrejt ose përmes postës elektronike në: alg-info@alg-prizren.com.

Për çdo pyetje, ju lutemi shkruani në alg-info@alg-prizren.com ose na telefononi në +383 44 434 087.