12:00 / E Enjte, 07 Dhjetor 2017 / k.v

Aspirina mund të forcojë barnat kundër kancerit

Shtimi i aspirines në një ilaç të veçantë të kancerit rrit efektivitetin e tij kundër disa llojeve të kancerit. Këto zbulime të fundit ofrojnë shpresë për individë me kancer të caktuar, të vështirë për t’u trajtuar.

Gjetja e një “shërimi” për kancer është sfidë i hulumtimeve mjekësore.

 Çdo lloj kanceri përfshin lloje të ndryshme qelizash dhe mjedis qelizor, mutacione në një varg gjene, dhe ndryshime në mënyrën e funksionimit të qelizave specifike; kjo e bën kuptimin dhe trajtimin e kancerit një betejë komplekse, transmeton Indeksonline.

Disa studiues i janë referuar kancerit si një “konstelacion” i sëmundjeve.

Një lloj i veçantë i kancerit, i cili ka mutacione në një grup genesh të quajtur RAS, është një lloj veçanërisht sfidues për t’u trajtuar.

Aspirina, ose acidi acetilsalicilik, është përdorur në një formë ose në një tjetër që nga kohërat e lashta.

Sot, është në dispozicion gjerësisht dhe përdoret për të lehtësuar dhimbjen dhe për të ulur ethet. Është gjithashtu e përshkruar për individët që kanë pasur sulme në zemër dhe goditje pasi zvogëlon ndjeshëm rrezikun e një tjetër komplikimi kardiovaskular.

Hulumtime të tjera kanë zbuluar se aspirina ka disa efekte kundër kancerit; ky veprim mbrojtës duket veçanërisht i theksuar në kancerin kolorektal./Indeksonline/