12:11 / E Hënë, 24 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Assange paraqitet në një gjykatë britanike, lufton kërkesën e SHBA-së për ekstradimin

Sot është paraqitur para një gjykate britanike, Julian Assange, për të luftuar kërkesën e ekstradimit nga Shtetet e Bashkuara, e cila dëshiron t’i bëjë gjyq 48-vjeçarit për hakimin e kompjuterëve qeveritarë dhe shkeljen e Ligjit për spiunazhin.

Assange konsiderohet si një armik i rrezikshëm i shtetit, shkruan Indeksonline.

WikiLeaks e zemëroi Uashingtonin, duke i zbuluar dokumente sekrete të SHBA-së.

Nëse dënohet, ai mund të kalojë dekada në burg.

Tani, afro 10 muaj pasi ai u tërhoq nga Ambasada e Ekuadorit, ku ai ishte strehuar për shtatë vjet, gjyqtarja Vanessa Baraitser, do të tregojë se pse duhet apo nuk duhet të dërgohet në Shtete të Bashkuara./Indeksonline/