Aston Martin dhe Mercedes me telashe, tërheqin disa vetura nga tregu

Aston Martin dhe Mercedes kanë njoftuar rikthime urgjente për shkak të defekteve serioze sigurie.
Mercedes do të thërrasë 3,749 automjete të prodhuara mes viteve 2023-2026, përfshirë modelet GLC, GLC Coupé dhe EQE.
Problemi lidhet me një bulonë të lirshme në sistemin e drejtimit, e cila mund të shkaktojë humbje të kontrollit të timonit dhe të rrisë ndjeshëm rrezikun e aksidenteve.
Hetimi nisi pasi një shofer raportoi zhurma në drejtim, ndërsa prodhuesi e lidhi defektin me një “mungesë në procesin e prodhimit”.
Mercedes konfirmoi se të gjitha automjetet e prekura mund të kenë këtë problem, ndërsa rregullimi do të bëhet në servise duke shtrënguar bulonën.
Nga ana tjetër, Aston Martin po tërheq 178 makina Vanquish të vitit 2025.
Autoritetet shpjeguan se një defekt në pompën e vakumit mund të reduktojë ndihmën e frenave dhe të ulë ndjeshëm funksionin e tyre.
Për ta zgjidhur, kompania do të instalojë një përditësim të ri softuerik nëpërmjet serviseve, pasi ky proces nuk ofrohet përmes përditësimeve “over-the-air”.