Aston Villa dhe Emery thyejnë rekordin e Premierligës

Aston Villa po kalon në formë shumë të mirë nën drejtimin e trajnerit Unai Emery.
Nga vendi i 16-të ku ishte kur emëruan spanjollin në krye të shtabit teknik, skuadra tani është në vendin e pestë dhe vetëm pesë pikë larg vendit të tretë.
Skuadra ka 10 ndeshje pa humbje por sot përballë Evertonit ka thyer një tjetër rekord.
Everton bëhet skuadra e parë në histori të Premierligës që shënon gol në 20 ndeshjet e para me trajner të ri.
Që nga ndeshja me Newcastle në tetor kur humbi 4-0, Aston Villa ka shënuar në secilën ndeshje të radhës së Premierligës. /IndeksOnline/