75 Mall Live Search
16:20 / E Enjte, 29 Prill 2021 / Blerim

Aston Villa dhe Leicester City në garë për Abraham

Aston Villa është duke monitoruar situatën e Chelseas, Tammy Abraham.
“Blutë” janë të gatshëm të ndajnë rrugët me anglezin, vetëm e vetëm që ka dështuar të gjejë vetën nën urdhrat e Thomas Tuchelit.

Cheslea po kërkon 40 milionë euro për 23-vjeçarin, derisa Villa kishte treguar interesim edhe verën e kaluar, por Frank Lampard nuk lejoi shitjen.

Anglezi ka qenë pjesë te Villa në edicionin 2018/19, ku ka shkëlqyer duke shënuar 26 gola.

Interesim për Abrahamin ka treguar edhe rivali, Leicester City.