Aston Villa pas McKennie

Mesfushori amerikan, Weston McKennie, mund të largohet nga Juventus.
Klubi anglez, Aston Villa ka shprehur interesim për të nënshkruar me ish-mesfushorin e Schalkes qysh në janar, transmeton Indeksonline
McKennie ishte afër të largohej gjatë afatit të verës por klubi nuk arriti të gjej zëvendësues për të.
Amerikani u transferua tek Juve verën e vitit të kaluar nga Schalke. /Indeksonline/