Aston Villa përmbys Brentfordin, merr fitoren e tretë radhazi

Aston Villa ka shënuar fitoren e tretë radhazi në Premierligë.
Pasi mposhti Manchester Cityn dhe Arsenalin, skuadra e Unai Emery triumfoi si mysafire e Brentfordit, me rezutat 2-1, shkruan IndeksOnline.
Kjo fitore kishte shije tjetër, pasi Aston Villa arriti ta përmbyste rezultatin nga 1-0 në 1-2.
Vendasit ishin të parët që kaluan në epërsi me golin e Keane Lewis-Potter në minutën e 45-të.
Aston Villa nuk u dorëzua dhe arriti ta përmbys rezultatin në 15 minutat e fundit të ndeshjes.
Alex Moreno 77’ dhe Ollie Watkins 85’ ishin golashenues për skuadrën e Unay Emeryt.
Kjo fitore e ngrit Aston Villën në vendin e dytë në tabelë, me 38 pikë, një më pak se Arsenali.
Në anën tjetër, Brentford renditet në pozitën e 12-të, me 19 pikë të grumbulluara./IndeksOnline/