16:14 / E Mërkurë, 12 Korrik 2023 / LB

Aston Villa prezanton blerjen e bujshme

Skuadra e njohur angleze, Aston Villa ka zyrtarizuar blerjen e Pau Torres. Mbrojtësi spanjoll i ka kushtuar 32.5 milionë euro, ndërsa Villareal mund të përfitoj 5 milionë euro të tjera nga bonuset.

Qendërmbrojtësi i përfaqësueses së Spanjës ishte një nga lojtarët më të kërkuar në treg, por vendosi ribashkimin me ish-trajnerin e tij, Unay Emery.

26 vjeçari vlerësohet si blerje mjaft cilësore e skuadrës angleze. Kjo është blerja e dytë nga Villa, pas Tielemans nga Leicester./Indeksonline/