75 Mall Live Search
18:05 / E Hënë, 27 Maj 2019 / indeksADMonline

Aston Villa rikthehet në Premier Ligë pas 3 vitesh

Aston Villa ka arritur të mposht Derby Countyn në finalen e playoffit në Championship, për të fituar një vend në Premier Ligë.

Answar El Ghazi dhe John McGinn realizuan në fitoren 2-1 të Aston Villës.

Për skuadrën e Frank Lampard golin e vetëm e shënoi Jack Marriot.

Aston Villa pas 3 edicioneve në Ligën e dytë të Anglisë, ka arritur që të rikthehet në elitë. /Indeksonline/