75 Mall Live Search
18:01 / E Hënë, 17 Shkurt 2025 / H F

Aston Villa “stacion” kalimtar, Marcus Rashford ende ëndërron për Barcelonën

Pavarësisht përpjekjeve të Barcelonës për të shkëputur vëmendjen nga marrëveshja e dështuar e Marcus Rashford, sulmuesi anglez, tashmë i huazuar te Aston Villa, vazhdon të ëndërrojë që një ditë të veshë fanelën e Blaugranës.

Lojtari i dërguar nga Manchester United te Villans në formë huazimi deri në fund të sezonit, shpreson të ringjallë formën e tij në Birmingham për të bindur plotësisht klubin katalanas që të mbyllë blerjen e tij në verë.

Sipas asaj që zbuloi The Sun, një nga tabloidët më të mëdhenj anglezë, ky është plani i Rashford për t’u bërë një sulmues i ri i Barcelonës. “Marcus është i bindur se nëse gjen formën e tij në Villa Park dhe fillon të shënojë gola, Barcelona do të rifitojë interesin për të, veçanërisht tani që është vendosur një çmim për transferimin e tij”.

Ky është një motiv i madh për të”, thanë burime pranë lojtarit. Me pak fjalë, gjithçka për të rifituar vlerësimin e Blaugranëve.

Deklaratat e fundit të Decos, drejtori sportiv i klubit katalanas, i pyetur për lëvizjen e humbur të Rashfordit në janar, së fundmi u përgjigj kështu: “Tregu i dimrit është gjithmonë i vështirë, është e vërtetë që në të kaluarën ka pasur momente të rëndësishme për Barçën, si ardhja e Davids, por sot nuk ka Davids në dispozicion në merkato.

Është e vështirë sepse lojtarët e mire janë të bllokuar. Nuk po kërkonim dëshpërimisht një lojtar sepse e dinim që po rikuperonim lojtarët dhe se të tjerët do të arrinin versionin e tyre më të mirë,  kështu që nuk ishte prioritet”.