75 Mall Live Search
22:55 / E Enjte, 16 Prill 2026 / Gj Sh

Aston Villa ”stervitet” me Bolognan, prek gjysmëfinalen e Europa League

Aston Villa ka kaluar me plot meritë në gjysmëfinale të Europa League.

Skuadra angleze, fitoi bindshëm edhe në ndeshjen e dytë ndaj Bolognas, me rezultat 4-0, duke kaluar tutje me rezultat të përgjithshëm, 7-1, shkruan IndeksOnline.

Ollie Watkins hapi serin e golave në minutën e 16-të.

Emiliano Buendia dyfishoi rezultatin në minutën e 25-të, derisa Rogers me golin e dytë personal vulosi fitoren në minutën e 39-të.

Golin e fundit e shënoi Ezri Konsa, në minutën e 89-të.

Në gjysmëfinale, Aston Villa përballet me skuadrën tjetër angleze, Nottingham Forest, e cila eliminoi Porton./IndeksOnline/