19:21 / E Mërkurë, 17 Shkurt 2021 / Blerim

AstraZeneca me një lajm të mirë, niveli i prodhueshmërisë po rritet me 50%

Niveli i prodhueshmërisë së vaksinave të Covid-19 të AstraZeneca po rritet me 50%. Lajmin e ka bërë të ditur Komisioneri i Bashkimit Evropian për industrinë, Thierry Breton në një dalje për mediat.

Ansa shkruan se Breton siguroi se me këtë shpejtësi prodhimi AstraZeneca do të kompesonte të gjithë vonesën e mëparshme. Ai gjithashtu tha se AstraZeneca ka hapur një fabrikë tjetër prodhimi në Itali për rritur prodhueshmërinë e vaksinave.

“Kapaciteti prodhues i numrit të duhur të dozave të vaksinës AstraZeneca në Belgjikë po rritet në mënyrë të shpejtë, dhe ka një përmirësim prej rreth 50%, për këtë arsye ne jemi më të sigurt që AstraZeneca po kompenson vonesën e akumuluar. Gjithashtu ekziston edhe një fabrikë tjetër në Anagni të Italisë. Më besoni, lajmi i mirë është se kam parë shumë përparim,” përfundoi ai.

Vonimi i vaksinave në BE nga Kompanitë prodhuese si AstaZeneca, Moderna dhe Pfizer/BioNTech ka ardhur për shkak të disa problemeve që kompanitë prodhuese të vaksinave kanë me lëndët e prodhimit të tyre.