75 Mall Live Search
10:19 / E Mërkurë, 16 Korrik 2025 / G T

Astrit Selmani ende në kërkim të një skuadre të re

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Astrit Selmani, ka mbetur pa skuadër dhe tashmë është në kërkim të një ambienti të ri gjatë afatit kalimtar të verës.

Selmani e mbylli kontratën me ekipin rumun, Dinamo Bukureshti, shkruan Indeksonline

28-vjeçari tashmë është në kërkim të një ambienti të ri. Ai ka shumë oferta, duke nisur nga Polonia e deri te skuadrat në Suedi.

Ka gjasa që të rikthehet edhe në kampionatin suedez, ku ka luajtur më parë te Goteborgu.

Selmani sezonin e kaluar ka shënuar 14 gola dhe ka bërë shtatë asiste gjatë sezonit të kaluar./Indeksonline/