75 Mall Live Search
10:41 / E Mërkurë, 21 Maj 2025 / G T

Astrit Selmani ka oferta nga Polonia, sulmuesi kosovar drejt një aventure të re

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Astrit Selmani është në kërkim të një skuadra të re.

Selmani nuk e ka vazhduar kontratën me Dinamon e Rumanisë, e cila skadon në fund të këtij sezoni, shkruan Indeksonline

Mësohet se 28-vjeçari ka disa oferta nga klubet polake, por edhe nga ato rumune.

Selmani gjatë këtij sezoni ka zhvilluar 36 ndeshje, ka shënuar 14 gola dhe ka bërë shtatë asiste.

Vlera e lojtarit kosovar në sajtin “Transfermarkt” është plotë 1.4 milionë euro./Indeksonline/