75 Mall Live Search
16:32 / E Martë, 13 Gusht 2024 / FR

Astrit Selmani në formacionin e javës në Rumani

Astrit Selmani ka vazhduar me formë të shkëlqyer me fanellën e gjigantit rumun Dinamo Bukuresht.

Sulmuesi kosovar ka gjetur sërish golin, ku kësaj radhe në sfidën e xhiros së pestë në përballje me ACSM Poli Iasi.

Dinamo mori një pikë nga kjo përballje pasi barazoi me rezultat 2-2.

Reprezentuesi kosovar realizoi golin e parë në këtë takim dhe mori notë 7,7 nga SofaScore.

Selmani ka 3 gola të shënuar në pesë xhirot e para të kampionatit.