Astrit Zemaj: Kosova është partner kyq i Iowa-s

Zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Astrit Zemaj, gjatë një vizite që po zhvillon në Iowa, sot ka marrë pjesë në ceremoninë shtetrore dhe raportimin e fillimvitit të Komandantit të Pergjithshëm të Gardës Kombëtare, Gjeneralit Benjamin Corell, në Dhomën e Përfaqësuesve të shtetit të IOWA-s.
Zemaj u shpreh se Kosova po konsiderohet partner kyq i shtetit të Iowa-s.
Shkrimi i plotë:
Në kuadër të vizitës në SHBA, sot me ftesë të Goverantorës së Iowa-s, znj. Kim Reynolds, në cilësinë e përfaqësuesve të Republikës së Kosovës, kishim nderin të jemi pjesmarrës në ceremoninë shtetrore dhe raportimin e fillimvitit të Komandantit të Pergjithshëm të Gardës Kombëtare, Gjeneralit Benjamin Corell, në Dhomën e Përfaqësuesve të shtetit të IOWA-s.
Republika e Kosovës konsiderohët partner kyq për shtetin e Iowa-s, për forcat ushtarake të Gardës Kombëtare, si dhe faktor stabiliteti i paqës dhe lirisë në Evropë dhe përtej saj. /IndeksOnline/


