75 Mall Live Search
20:47 / E Hënë, 06 Prill 2026 / B XH

Astronautët e misionit “Artemis II” e thyejnë rekordin, bëhen njerëzit që kanë udhëtuar më së largu nga Toka

Pas 56 vitesh, astronautët e “Artemis II” kanë thyer rekordin për distancën më të largët nga Toka, të mbajtur më parë nga ekuipazhi i misionit Apollo 13 të vitit 1970.

Rekordi i mëparshëm mbahej nga ekuipazhi i misionit Apollo 13 në vitin 1970, kur astronautët ishin 400,171 kilometra larg planetit tonë.

Misioni Artemis II e tejkaloi këtë rekord me rreth 6,600 kilometra, duke arritur një distancë maksimale prej 406,771 kilometrash.

Në bordin e anijes kozmike Orion, ndodhen astronautët Reid Wiseman, Victor Glover, Christina Koch dhe Jeremy Hansen.