Astronauti i NASA-s hospitalizohet pas kthimit nga hapësira

Një astronaut i NASA-s,, i cili përjetoi probleme shëndetësore, u shtrua në spital, pasi mori pjesë në misionin e suksesshëm Space X Crew-8.
Sipas zyrtarëve të NASA-s, ai pritet të qëndrojë i shtruar në spital gjatë gjithë natës.
“Astronautët e NASA-s Matthew Dominick, Michael Barratt dhe Jeanette Epps dhe astronauti rus Alexander Grebenkin ishin në kapsulën SpaceX Dragon kur ajo zbarkoi në Tokë të premten”, tha NASA.


Pas një vlerësimi mjekësor, tre nga anëtarët e ekuipazhit u larguan nga objekti dhe mbërritën në Qendrën Hapësinore Johnson të NASA-s në Hjuston.
Por, njëri prej tyre ka mbetur në spital dhe gjendja shëndetësore e tij po monitorohet nga doktorët, transmeton IndeksOnline.
Sipas NASA-s, zbarkimi i ekuipazhit dhe anijes kozmike shkoi pa incidente.
Ekuipazhi përfundoi një mision 235 ditor në hapësirë.