75 Mall Live Search
11:50 / E Hënë, 16 Shkurt 2026 / G T

“Ata janë të plagosur…”, Mourinho për ndeshjen ndaj Real Madridit: Por, mbreti është i rrezikshëm!

Trajneri i Benficas, Jose Mourinho, ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes së nesërme ndaj Real Madridit në fazën “play-off” të Champions League, duke dërguar një mesazh të qartë për gjigantin spanjoll.

“Real Madrid? Ne e dimë çfarë u kemi bërë mbretërve të Champions League. Ata janë të plagosur. Dhe një mbret i plagosur është i rrezikshëm”, u shpreh Mourinho.

Tekniku portugez theksoi se skuadra e tij është e vetëdijshme për forcën dhe historinë e Real Madridit në këtë kompeticion, por njëkohësisht nënvizoi se situata aktuale i bën madrilenët edhe më të motivuar.

Ndeshja e parë e play-offit zhvillohet në Portugali, nesër nga ora 21:00, kurse ajo kthyese në “Bernabeu” një javë më vonë./Indeksonline/