“Ata” nga Sinan Vllasaliu dhe Anxhela Peristeri, po pëlqehet shumë nga publiku!

Ka katër ditë prej kur është publikuar këngae re e Sinan Vllasaliut dhe Anxhela Peristerit me titull “Ata”.
Kjo këngë ka ardhur e shoqëruar me një videoklip dhe është pritur shumë mirë nga publiku, shkruan Indeksonline.
Madje për pak kohë ka arritur që të mblidhte qindra mijëra dëgjime në kanalin Youtube.
Kënga është e ngjyruar me plot emocione që e bënë atë mjaft të pëlqyer nga publiku, madje ka rezultuar si bashkëpunim mjaft produktiv.
Kjo duke marrë parasysh edhe talentin e të dy këngëtarëve, duke ditur se Sinan Vllasaliu është ndër këngëtarët më të spikatur të muzikës shqiptare si dhe talenti i dukshëm i Anxhela Peristerit, që janë gërshetuar mjaft mirë me njëri-tjetrin në këtë bashkëpunim. /Indeksonline/