75 Mall Live Search
22:51 / E Enjte, 11 Prill 2024 / Gj. Sh

Atalanta ‘bën ligjin’ në ”Anfield”, Liverpuli pranë eliminimit nga Europa League

Atalanta ka bërë befasinë e mbrëmjes në Europa League.

Skuadra e drejtuar nga Gian Piero Gasperini, shënoi fitore si mysafire e Liverpulit, me rezultat 3-0, shkruan IndeksOnline.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin ”Anfield” dhe ishte e vlefshme për çerekfinalen e Europa League.

Gianluca Scamacca i dha epërsinë Atalantas, në minutën e 38-të.

Sulmuesi italian dyfshoi rezultatin në minutën e 60-të, derisa fitoren e siguroi Mario Pasalic, me golin e shënuar në minutën e 83-të.

Atalanta me këtë fitore është shumë afër kalimit në gjysmëfinale, por duhet pritur edhe ndeshja e kthimit e cila zhvillohet me 18 prill në Bergamo./IndeksOnline/