75 Mall Live Search
16:58 / E Diele, 27 Janar 2019 / indeksADMonline

Atalanta dhe Roma dhurojnë spektakël, por fituesi është Milani

Atalanta dhe Roma kanë zhvilluar njërën nga ndeshjet më interesante të javës në Evropë.

Dy skuadrat që po synojnë një vend në zonën “Champions” kanë barazuar me rezultat 3-3, shkruan Indeksonline.

Roma ishte në epërsi prej 0-3 në pjesën e parë, por skuadra e Etrit Berishës u rikthye për të barazuar rezultatin.

Golat për romakët i shënuan dy Edin Dzeko (3′ dhe 33) dhe Stephan El Shaaraëy (40′).

Ndërsa për Atalantën realizuan Castagne (45′), Toloi (59′) dhe Zapata (71′).

Pas këtij barazimi, Serie A bëhet shumë interesante për zonën Evropiane. Milan është në pozitën e katërt me 35 pikë, Roma në vendin e pestë me 34 pikë, Sampdoria në vendin e gjashtë me 33 pikë, dhe Atalanta e Lazio kanë nga 32 pikë. /IndeksOnline/