75 Mall Live Search
22:59 / E Martë, 09 Dhjetor 2025 / L A

Atalanta drejt kualifikimit, mposht Chelsean në Bergamo

Atalanta ka arritur një fitore të madhe në Ligën e Kampionëve.

“Zikaltrit”, mposhtën Chelsean në Bergamo me rezultat 2-1 duke rritur shancat për një kualifikim në raundin e 1/8-tave.

Golat për Atalantën, i realizoi De Ketelaere dhe Scamacca, ndërsa për Chelsean shënoi Joao Pedro.

Me këtë fitore Atalanta, ngjitet në pozitën e 3-të me 13 pikë, ndërsa Chelsea në të 11-tën me 10 pikë./IndeksOnline/