22:54 / E Mërkurë, 19 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Atalanta e bën të mos ndihet mungesa e Milanit dhe Interit në Ligën e Kampionëve

San Siro sonte ishte plot emocione të Ligës së Kampionëve, por jo nga dy skuadrat që aty kanë shtëpinë e tyre.

Stadiumi legjendar u nderua nga Atalanta që mposhti Valencian me rezultat 4-1 në ndeshjen e fazës së 1/8 të Ligës së Kampionëve.

Italianët kaluan në epërsi që në minutën e 16-të me golin e Hans Hateboer, shkruan Indeksonline.

Pak pa përfunduar pjesa e dytë, Josip Ilicic dyfishoi rezultatin me një gol të bukur.

Edhe më të bukur golin e realizoi Remo Freuler në minutën e 57-të me një goditje nga distanca.

Golin e “nokautit” e shënoi Hatboer me realizimin e dytë në këtë mbrëmje.

Për të mos dalë “duarbosh” nga San Siro, për Valenian shënoi Cheryshev në minutën e 66-të.

Atalanta me një këmbë është në çerekfinale, derisa ndeshja e kthimit luhet me 10 mars. /IndeksOnline/