75 Mall Live Search
22:54 / E Enjte, 09 Maj 2024 / Gj. Sh

Atalanta e Berat Xhimshitit në finale të Europa League

Atalanta ka siguruar pjesëmarrjen në finalen e Europa League.

Skuadra italiane ku luan edhe futbollisti shqiptar, Berat Xhimshiti, ka shënuar fitore me rezultat 3-0 në ndeshjen e dytë gjysmëfinale ndaj Marseille, shkruan IndeksOnline.

Atalanta kaloi në finale me rezultat të përgjithshëm 4-1.

Lookman 30′, Ruggeri 52′ dhe Toure 90+5′ shënuan golat për skuadrën e Atalantas./IndeksOnline/