75 Mall Live Search
14:25 / E Diele, 03 Nëntor 2024 / Gj. Sh

Atalanta e kthen me ”këmbë në tokë” Napolin, ia shkakton humbjen e parë pas nëntë ndeshjeve

Atalanta ka fituar derbin ndaj Napolit në javën e 11-të të Serie A.

Skuadra napolitane u mposht para tifozëve vendas në ”Diego Armando Maradona stadium”, me rezultat 0-3, shkruan IndeksOnline.

Kjo ishte humbja e parë pas nëntë ndeshjeve për skuadrën e drejtuar nga Antonio Conte.

Atalanta dominoi ndeshjen nga fillimi, duke shkuar në pushim me epërsi prej dy golave.

Ademola Lookman shënoi dy gola në pjesën e parë, në minutat 10′ dhe 31′.

Golin e sigurisë e shënoi Mateo Retegui në 90+2.

Napoli vazhdon të jetë lider i Serie A me 25 pikë, tre më shumë se Atalanta në vendin e dytë./IndeksOnline/