Atalanta fiton me përmbysje ndaj Romës

Atalanta ka mposhtur Romën me rezultat 4-1 në ndeshjen e javës së 13-të të Serie A.
Skuadra nga kryeqyteti italian kaluan të parët në epërsi me golin e Edin Dzekos në minutën e tretë të ndeshjes.
Në pjesën e dytë Atalanta u rikthye duke shënuar katër gola.
Zapata (59’), Gosens (70’), Muriel (72’) dhe Ilicic (85’) ishin golashënuesit e Atalantës.
Roma mbetet në vendin e katërt me 24 pikë por mund të kalohet nga Napoli në mbrëmje derisa Atalanta është në vendin e shtatë me 21 pikë. /IndeksOnline/