75 Mall Live Search
22:41 / E Diele, 12 Maj 2024 / G T

Atalanta fiton ndeshjen ndaj Romës, lë ekipin e De Rossit në zonën e Europa League

Skuadra e Atalantas ka shënuar fitore ndaj Romës me rezultatin 2:1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 36-të në Serie A.

Golat për ekipin vendas i shënoi ish-lojtari i Milanit, De Katelaere, shkruan Indeksonline

Kurse të vetmin për romakët e realizoi Lorenzo Pellegrini në minutën e 66’të.

Me këtë fitore, Atalanta shkon në kuotën e 63 pikëve në pozitën e pestë, tri më shumë se Roma në pozitën e gjashtë (60).

Kujtojmë që në Itali edhe vendi i pestë shkon në UEFA Champions League./Indeksonline/