75 Mall Live Search
19:01 / E Premte, 06 Qershor 2025 / Gj. Sh

Atalanta gjen zëvendësuesin e Gasperinit, emëron ish-trajnerin e Romës

Atalanta nuk ka humbur kohë dhe ka zyrtarizuar trajnerin e ri.

Pas largimit të Gian Piero Gasperini, skuadra bergamase e ka emëruar në krye teknikun kroat Ivan Juric, shkruan IndeksOnline.

Ky vendim ka befasuar të gjithë, pasi nuk pritej emërimi i 49-vjeçarit si trajner i ri i Atalantas.

Sipas njoftimit, Juric ka firmosur kontartë dy vjeçare, e vlefshme deri më 30 qershor 2027.

Juric së fundi ishte trajner i skuadrës angleze, Southampton, ku nuk arriti të mbijetonte në Premierligë.

Ai ishte trajner i Romës në fillim të sezonit të kaluar, ;por vetëm pas dy muajve u shkarkua nga detyra, për shkak të rezultateve negative./IndeksOnline/