75 Mall Live Search
21:14 / E Hënë, 22 Prill 2019 / indeksADMonline

Atalanta ia komplikon punët Milanit, e barazon me pikë

Atalanta ka mposhtur Napolin me rezultat 1-2 në ndeshjen e xhiros së 33-të të Serie A.

Napoli kaloi e para në epërsi me golin e Mertens në minutën e 28-të të ndeshjes.

Rezultatin e barazoi Duwan Zapata në minutën e 69-të të ndeshjes, shkruan Indeksonline.

Tre pikët Atalantës ia dhuroi Pasalic në minutën e 80-të.

Napoli vazhdon të qëndroj në pozitën e dytë me 67 pikë, derisa Atalanta është në pozitën e pestë me 56 pikë, aq sa ka edhe Milani. /IndeksOnline/