Atalanta – Inter, formacionet zyrtare

Atatlanta – Inter, do të jetë ndeshja e cila do ta hap ditën e sotme në kampionatin italian.
Ndeshja është e vlefshme për javën e 15-të të Serie A, shkruan IndeksOnline.
Të dy skuadrat kanë nga 27 pikë dhe do të luftojnë për fitore për të mbajtur hapin për një vend në garat evropiane.
Atalanta vjen në këtë përballje pas dy humbjeve në javët e fundit kundër Napolit dhe Lecces.
Në anën tjetër Inter në mesjavë shënoi fitore të thellë ndaj Bolognas me rezultat 6-1.
Ndeshja fillon në ora 12:30.
Formacionet zyrtare:
Atalanta: Musso, Toloi, Demiral, Scalvini, Hateboer, Ederson, Koopmeiners, Maehle, Pasalic, Kokman, Zapata.
Inter: Onana, Skriniar, De Vrij, Bastoni, Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco,Dzeko, Martinez./IndeksOnline/